TEKSTI ORIGJINAL
O Maçok, çamarok
Pse po vjen vërdallë
Kërkoj ndojë pisanjos
Ta lëpij në ballë 2X
Tri-li-li, Tra-la-la
Pisanjosa këtu s'ka
Kopshti ynë shembullor
I ka pastërtorë! 2X
O Maçok, çamarok
A ke tjetër punë
Kush ka ardhur pa shami
Ta lëpij në hundë 2X
Tra-la-la, Tri-li-li
Që të gjithë kemi shami
Kopshti ynë shembullor
I ka pastërtorë! 2X
O Maçok, çamarok
Po tani ç'na thua
Cili është më pastërtori
Do të vijë me mua 2X
Tra-la-la, Tri-li-li
Ne nuk jemi një e dy
Kopshti ynë shembullor
I ka pastërtorë! 2X