TEKSTI ORIGJINAL
Dola rrugëve të Tironës
Ska më t`bukur se ky vend
Pashë një gocë si dritë e honës
Vallaj shokë ngela pa mend
Sot ke ardh nga Elbasoni
E merak t`kam bo o çun
Gocat vetë ju i shikoni
E pastaj t`kom fajin unë
REF.:
Elbasoni, Elbasoni
Ka rrit djem çuna taboni
Kjo Tirona kjo Tirona
S`ke ku gjen si gocat tona
Elbasoni, Elbasoni
Thonë për djemtë është kampioni
Kjo Tirona kjo Tirona
S`ke ku gjen si gocat tona
Veç tek ty mendjen e kisha
Nga Tirona n`Elbason
Nuk jam mo ai qe isha
Do t`marr nuse ta kam thonë
Ty të ngeli koka mbrapa
Nga Tirona n`Elbason
Ja ku je o çun dy hapa
Çerek ore nuk vonon
REF.:
Elbasoni, Elbasoni
Ka rrit djem çuna taboni
Kjo Tirona kjo Tirona
S`ke ku gjen si gocat tona
Elbasoni, Elbasoni
Thonë për djemtë është kampioni
Kjo Tirona kjo Tirona
S`ke ku gjen si gocat tona