TEKSTI ORIGJINAL

Duke të pritur
Zëri yt
trokiti
fare lehtë
në vetminë
që më kish
mbështjellë
në dhomë
këtë natë.

Tej, era
ulërinte
si e marrë,
ndoshta
më sillte
lajmet
e tua
nga larg.

Refreni:
Mijëra pika shiu
binin mbi tokë,
malli për ty
i ktheu në lotë.
Një vetëtimë
u ndez, u fik
diku, atje lart.

II.
Tek ky prag
ne të dy
flisnim aq shpesh
për dashurinë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024