TEKSTI ORIGJINAL

Shumë vjet mërguar
shumë vjet larguar
larg atdheut ndarë
dy lot të pa tharrë

ref..
o Zot a m'pret
a m'pret lokja ke oxhaku
Zot a m'pret
a del djali e mpret te pragu
o Zot a m'pret
a m'pret plaku kamkryq n'od
O Zot a m'pret
a del nusja e mpret n'oborr

2x
ja po vi në tokën time
ku u rrita me thërrime
ku kam gzimin
ku kam tokën
ku se ndrroj
ni pllëmmbë me botën

ref...2x
o Zot a m'pret
a m'pret lokja ke oxhaku
Zot a m'pret
a del nusja e mpret te pragu
o Zot a m'pret
a m'pret plaku kamkryq n'odo
Zot a m'pret
a del djali e mpret n'oborr

Sonte do ti mledh të gjitha netët në një natë
nesër të gjitha ditët në një ditë
se të gjeta ty NËNË

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024