TEKSTI ORIGJINAL

Mbi Nokshiq,o, retë po ndalin,
Pyetin gurin,pyetin malin :
Zo' ku e ka Shqipnia djalin,
Ku e kem Bali Bajramin?

N'bjeshkë t'Rugovës,nat për natë,
Del si dritë e del si flakë,
Burrë Nokshiqi me 7 zemra,
Nuk ka vorr që e mban brenda!

O,rreth e rreth Shqipnisë etnike,
Niset pllumb e kthehet shqipe,
Kurrkush vorrin s'ja ka gjetë,
Mbi Nokshiq,o, rrin tek retë

Moj Valbonë,Valbonë e bardhë,
Ndali 'i herë,ti ato valë,
Ku piu ujë Bali Bajrami,
Ju kndoftë kanga djalë mbas djali!

N'kufi t'shqipes e theu gurin,
Shkoi në Vlonë me ngritë flamurin,
Si vigan,o mbin prej dheut,
Me ja ruejtë harten Atdheut

Rreth e rreth Shqipnisë etnike
Niset pllumb e kthehet shqipe...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024