TEKSTI ORIGJINAL
Cullufeja pëndë korbi derdhur e lëshuar oo ×2
aman se më dogje xhanë vashë e pamartuar oo 2×
Syri yt kokër ulliri me shikon shajtuar oo ×2
aman se më dogje xhanë vashë e pamartuar oo ×2
Gusha jote rrathë rrathë me gjerdan mbuluar oo ×2
aman se më dogje xhanë vashë e pamartuar oo ×2
Si s më ftove ndonjë natë moj thëllëzë e bukur oo ×2
Do vi e do ikja prapë moj thëllëzë e bukur oo ×2