TEKSTI ORIGJINAL

Pyet Kosova, kjo nënë madhja
Kush të vrau, kush të vrau Jusuf Gërvalla
Pyet Kosova loke e madhja
Kush të vrau, kush të vrau Bardhosh Gërvalla

Kush ju vrau ju thaftë dora
Se ç'po shtinë tinëz k'ta horra 2x

Pyet Kosova kjo nënë shkreta
Kush të vrau, kush të vrau Kadri Zeka
Pyet Kosova kjo nënë loke
Kush ja vret, kush ja vret bijt' e k'saj toke

S'keni vdekë, jeni gjallë
N'zemër t'kombit lapidar 2x

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024