TEKSTI ORIGJINAL
Bismilah moj e mira e nanes,te kan ardh shoqet per naten e kanes.
2x At mindil me lot laje laje, per kujtim mo prej nanes maje.
Ka ardh vakti, o kanen me vnue, kanagjegjin o per me fillue.
2x Kan ardh tezet kanen me ta ngjite,kan ardh hallat aman qe tkan ritte.
Kan ardh motrat o met bo gati, po i afroet o dasmes sahati.
2x Me kam t hajrit e kalofsh ket prag, neser bahesh nuse me duvak.
Mir po t rrika aman ngjyra e kanes, neser nket vakt nuk je afer nanes.
2x Ah moj dor, moj dora me kan, shpin e babes neser ke me lan.
Ne ket shpi nuk je nesermbrama, ma hizmet ske me bo te nana.
2x Kaj e kaj o hiq mos shuj, neser nanes o nuk i qet uj.
Sikur motrat kerkush sta kan hallin, nalu lypja o nanes hallalin
perveq vllaut kerkush nuk tka moter, pa ty baba neser ulet nsofer.
perveq vllaut kerkush nuk tka moter, ti me baben neser s’ ulesh nsofer.
Ah moj kan, o moj kan e kuqe, nuk le vajz o pa e bo nuse.
2x Ah moj kan o ti metsh pa ngjyre, naj le qikat o me lot per ftyre.