TEKSTI ORIGJINAL

O mjaltë, o nektar
U dridh zemra n’shikim t’parë
M’thotë shoqnia i re pikës
Ti për mu je temë e ditës
Emri yt në buzë po m’flen
Zemra m’plas mos me t’përmen’

[REF.:]
Du, du zemër shumë
Hiç kjo natë mos me pasë fund
Kjo dashni si sherbet
Vjen një here në njiqind vjet

O nektar m'iku menja
S’rrihet jashtë as s’rrihet mrena
S’rrihet vetë, as me shoqni
Kafja e idht m’bahet pa ty

[REF.:]
Du, du zemër shumë
Hiç kjo natë mos me pasë fund
Kjo dashni si sherbet
Vjen një here në njiqind vjet

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024