TEKSTI ORIGJINAL

Po e hapi zemrën si një liber t'vjetër,
A ti them këto fjal shpesh e pyeta veten.

I udhëzuar ne fe qysh me ba dallim,
Me pa me sy ndryshe njerëzit ne ngjyr.

A e din o'imjer kan e ofendon,
Ti gabim i gjete ati qe krijoj.


Ste bon besimtar emri yt ne letër,
Dëshmon shahadetit vepron diçka tjetër.

Ai është Allahu qe krijoi natyrën,
Ndahu njerëzit n'fise edhe jav dha ngjyrën.

Ngjyra jonë te Zoti jo nuk ka rëndësi,
Kan shpëtuar zemrat me devotshmëri.

I kënaqur ku linda me komb e vatan,
Jam krenar me fe që jam musliman.

Unë jam besimtar dhe nuk bëj dallim,
Te bardh e te zi dheu i përbin.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024