TEKSTI ORIGJINAL

Moj Drenic moj kshtjell baroti
As nje her spo te thahet loti
Se te kan ra shum halle derte
Ti morr lufta djemt me vete
Pushka e par sa her ka nis
Tan kan than o ka kris Drenic
Se ne Drenic o trimat kan le
Oo me dhan jeten per atdhe

Krenar rrin fshati Qirez
s'pyt per serrb o as malazez
s'pyt per kral o s'pyt per mbret
o spyt Rexhepi me nipa te vet
Se Beqiri ne mosh te rinis
Po i kput prangat mizoris
Ju bashku luftes mas pari
Ooo krah te heroit Adem Jasharit

Ne qirez lufta spo nalet
Qendrojn trimat ne kam si malet
Te 6 lisat ne Likushan
O kan mbet serrb spo gjejn derrman
Se Beqiri u ka zan priten
E ne at prit shum serrb po vriten
Ka mblu veni flaka e tymi
Luft po ban ai Beqir Brahimi

O kush ishte ky djal shqiptar
Aktivis dhe veprimtar
Shpi te Regjepit rrit me bes
OO hemelus i UQK-se
Lufta e vuri ne shum prova
Nuk ju dhimt jeta veq Kosova
Ai qerez ku e lindi nana
Ku i ngjeshi armet e rana

Si shkreptimat kur vetojne
Bashk me migjen po luftojne
Mixh Rexhepi o ka ndrru jet
Ne likushan deshmor ka mbet
Ne Likushan prap jan bashkue
Lugo i kronit ka gjymue
Trim luftar o Beqir Rexhepi
Ne at buz mbramje deshmor mbeti

Gjith prej lajmit tu u perlote
La dy djem dhe vajzen Shote
Krenari e krejt drenices
Me rujt emrin e Shot Galices
Sod atdhe ndihet krenar
Per kta djem qe ran deshmor
Ne altar o te liris kan mbete
OOOO te dhen mbi gur o jan ra perjete

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024