TEKSTI ORIGJINAL

Na ishte njëherë
Një lule plot erë
Çilte në pranverë
E duronte verë.

Moj lule e njomë
Bleta shum të don
Mos i thuj mos m’prek
Bleta nuk të vret.

Refereni:
O moj lulja e bjeshkës
Me mjaltin e Bletës
Kur të bahesh nuse
Bahesh faqekuqe.

Bleta fluturoi
Bilbilat takoi
Mos mi prekni lulet
Se nektari shuhet.

Mbetem pa qumshtore
Pa mjaltë nëpër hoje
Se lulet e bjeshkës
I falin dritë jetës.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024