TEKSTI ORIGJINAL
Nëse e ndëgjoni, zogun tuj këndu
Mos mendo se kur, ai nuk ësht lëndu
Sepse zogjt e malit, ata gjith këndojn
Halle e mërzi, askujt s ja tregojn
Ashtu ësht jetimi, që e mban në shpirt
Nuk don kur me lot, ti me ja pa syt
Edhe pse ai qan, natën kur ësht vet
Malli për dy prindët, në zemër e vret
Refreni
Jetim pa bab e nan
Jetim zemra më qan
Jetim un jam jetim
Se kështu deshti Allahu im
Nëse ju e shihni, lulen tuj lulzu
Mos mendo se kur, ajo s'ësht lëndu
Se lulet e malit, çdo her bukur çelin
Por çdo her pranverën, ata nuk e sjellin
Ashtu ësht jetimi, që e mban në shpirt
Nuk don kur me lot, ti me ja pa syt
Edhe pse ai qan, natën kur ësht vet
Malli për dy prindët, në zemër e vret
Refreni
Jetim pa bab e nan
Jetim zemra më qan
Jetim un jam jetim
Se kështu deshti Allahu im