TEKSTI ORIGJINAL
Thonë dashnia nis nga sytë
Dhe vazhdon me takime
Unë s'të shoh, as të takoj
O i pandashmi i zemërs sime
Thonë se shpellat janë të errëta
Dhe s'takohen kurrë me diellin
Po n'atë shpellë në Mal të Dritës
Janë taku' toka me qiellin
Ref.
SubhanAllah
Ja ResulAllah
Zemra veten gjallë e ndien
Ti selamin kur ma kthen
Kush mbyllë sytë s'i sheh gjërat
Edhe pse janë për t'u parë
Kush mbyll zemrën s'e sheh veten
Ec' në tokë por nuk është gjallë
Në çdo shpellë nga jashtë hyn drita
Përveç shpellës së Hirasë
Nga ajo del një dritë
Që i jep gjithë dynjasë.