TEKSTI ORIGJINAL

Sa shum vite kan kalu
erdhi dita me u taku
ky gurbet gurbet i shkret ka nda
Nënë prej djalit vet

Nane nane oj nane
shum të dua ty nane
m'ka mar malli ty met pa
se gurbeti na ka nda

U ulë n`Ora e po pret
nuk e njeh djalin e vet
sa shum vite bir kan kal
o sa shum paske ndryshu

Përqfohen Nënë e Djal
pas shum vite plot me mallë
Bir po t´lutem edhe një her
mos më le më të mjer

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024