TEKSTI ORIGJINAL
Ç'janë kta gur' të bardhë e t'zi?
Dikush krushqit na i ka ngri,
Na i ka ngri e i ka bâ gur
Krushqit tonë,o me flamur!
N'Dardani bjen një tupan
Krushqit vijnë me kapuç t'bardhë
Cili është krushku i parë që pri?
Është flamuri kuq e zi!
Cili është krushku i dytë në radhë?
Skënderbeu me shpatën zjarr,
Krushk i tretë është Naimi,
Mic Sokoli thrret kushtrimin
Njëmijë vjet ecën kta krushq,
Si e ka emrin kjo nuse?
Liri,emrin asaj ia thonë
Lind e rritë në gjakun tonë
N'Dardani,prap bien tupanat
Rriten krushqit,vdesin krajlat,
Gurt' e ngrimë,kthehen n'luftarë
Për me sjellë nusen e bardhë
Nusja jonë kurrë nuk vritet,
N'çdo pikë gjaku ajo rritet
Ku e derdh shqiptari gjakun
Lart liria ngre bajrakun!