TEKSTI ORIGJINAL

Si një pulëbardhë
më rrite o nënë
dhe ëndrrat mi thurje
plot dritë e gëzim

O ëngjëll i bukur
o shpirt plot shkëlqim

O vite që ndrisni
me thinja të praruara
në jetët që lindni
atje ju jeni shkruar

O vite që ndrisni
me thinja të praruara
në jetët që lindni
atje ju jeni shkruar

Dhe rrodhën vitet dalëngadalë
o mëmë e dashur
nuk jam më fëmi
dhe ndoshta në ëndrra
të mbeti ndonjë

Sa shpresa sa ëndrra
me gjirin na mëkuat
o nëna të shenjta
ju jetën na dhuruat

Sa shpresa sa ëndrra
me gjirin na mëkuat
o nëna të shenjta
ju jetën na dhuruat

Ju jetën na dhuruat..

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024