TEKSTI ORIGJINAL
2x
O xhaxha me fjalë pak
Syri qesh e buza mjaltë
Sa lezet fjala të ka
I bukur emri xhaxha
[REF. 2x:]
Për xhaxhanë thuhet kënga
T'i këndojmë se ma ka ënda
Se kështu e thanë të parët
Një dolli për xhaxhallarët
2x
Ngrehu xhaxha hidh një valle
Kapur si kodra e male
Hidhe vallen, ndize flakë
Se na rrjedh i njëjti gjak
[REF. 2x:]
Për xhaxhanë thuhet kënga
T'i këndojmë se ma ka ënda
Se kështu e thanë të parët
Një dolli për xhaxhallarët
Kush i mban fjalët e xhanit
Përvec djalit të xhaxhait
Janë një e s'bëhen dy
Lotë nga i njëjti sy
[REF. 2x:]
Për xhaxhanë thuhet kënga
T'i këndojmë se ma ka ënda
Se kështu e thanë të parët
Një dolli për xhaxhallarët