TEKSTI ORIGJINAL

Ç'kanë xhamitë që po qajnë

Çka kanë xhamitë që po qajnë,
minaret me lot po i lajnë,
muret e tyre po rënkojnë,
xhematin brenda e kërkojnë.

Shikojnë përreth njerëz plot,
a thua këta besojnë një Zot,
a thua pse brenda nuk hyjnë,
Allahut në sexhde nuk i bijnë.

REF:
AllahuEkber thërret ezani,
për çdo zemër muslimani,
thërret në namaz e në shpëtim,
a do të përgjigjesh vëllau im?!

Harron urdhërat që i ke nga Allahu,
të ikë akshami e të ikë sabahu,
sa namaze të ikin pa falë,
para Allahut si ke me dalë.

Thirrja t'bëhet 5 herë në ditë,
a thu ende kënd je duke pritë,
vdekja të vjen pa lajmërim,
e pas saj më nuk ka kthim.

REF:
AllahuEkber thërret ezani,
për çdo zemër muslimani,
thërret në namaz e në shpëtim,
a do të përgjigjesh vëllau im

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024