TEKSTI ORIGJINAL

Një mace po kërkon një mi
se ku është fshehur nuk e di
macja ruan poshtë divanit
miu bluan lart tavanit

Dhe macja po na bën si trime
do ta bëj copë e thërrime
por miu fësht e fësht
gjith' shpinë ai bën lëmsh

Miu miu kacamiu
sa i shkathët ky bishtziu
mace mace pis pis pis
thërret miu dhe lëviz

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024