TEKSTI ORIGJINAL

Muzika më pëlqen
dhe e dua shumë
gati sa notat e saj
më dalin në gjumë

Bashkë me muzikën
bëj edhe mësime
me shoqet e klasës
këndoj në pushime

Mësimet dhe muzika
jetën zbukurojnë
më duken sportive
sa më lumturojnë

Mësimet dhe muzika
unë I adhuroj
më ndihmojnë të shkruaj
dhe të kompozoj

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024