TEKSTI ORIGJINAL
I.
(Shkurta)
Oh sa mall, oh sa mall kam o vëlla
S'i ka kush dy jetë
U thava me të pa tash sa vjet
(Nikolla)
Oh moj motër na plaku kurbeti
veç për gëzime shkojmë te njani tjetri
ref x2
Ah malli për Kosovën,
ah malli për shtëpinë
Fëmija këtu takohen
Kur në dasma vijnë
II.
(Shkurta)
Oh sa mall, nipa edhe mbesa
oh sa shpejt po rriten
në martesa me dajën po njihen
(Nikolla)
Jeta ik si lumi
Pleqnia nuk ndalet
Motër s'më merr gjumi
zemra m'kallet
ref x2
Ah malli për Kosovën,
Ah malli për shtëpinë
Fëmija këtu takohen
Kur në dasma vijnë