TEKSTI ORIGJINAL
I.
Moj e mira Plavë Guci
Moj trimneshë në histori
Si kreshnike ti ke mbetë
Je legjenda e vërtetë
Mbi liqejtë andrrimtarë
Jetën zgjat ajri shqiptar
N'ato male je përrallore
Ti moj bija arbërore
Ref. (x2)
Plavë, Guci moj tokë fisnike
Mbi ato alpe kreshnike
Bukuri e bukurive
Ti je sofra e perëndive
II.
Qafë Vërmicës, n'Marovicë
Ku fillon rrezja e dritës
N'mal të Trojanit, n'qafë të diellit
Çelin lulet n'mes të prillit
Si kunorë n'barot qëndrisë
krenaria e Malësisë
Vuthaj, Plavë edhe Guci
Peng i madh për shqiptari
Ref. (x2)
Plavë, Guci moj tokë fisnike
Mbi ato alpe kreshnike
Bukuri e bukurive
Ti je sofra e perëndive