TEKSTI ORIGJINAL
Sa herë pyes pse, ishte sot apo dje?
Dita vazhdon dhe motiv nuk ke.
Dua të kem, dua të jem.
Të buzëqesh edhe të them
Sikur veç njëherë në jetë
Dhimbje të mos kishte
Sikur veç njëherë në jetë
Harroje, se do jetë
Ajo që ti ëndërroje
Mendoje, nuk është e lehtë
Se pushteti nuk është gjithçka
Shpirt nuk ka, është thjeshtë fasadë
Do jesh imazh që kuptim nuk ka
Më thuaj ç’ndjen kur ke gjithçka
Ti ke forcë të nryshosh të gjithë botën një ditë
Ti do jesh ti do kesh, asgjë s’ka më limit
Ti beson ti kërkon thuaj veç një dëshirë
Nuk është vonë ti shpreson për një ditë më të mirë
Më thuaj a ja vlen nëse, akoma do të prisje?
Më thuaj a ja vlen
Harroje, se do jetë
Ajo që ti ëndërroje
Mendoje, nuk është e lehtë
Se pushteti nuk është gjithçka
Shpirt nuk ka, është thjeshtë fasadë
Do jesh imazh që kuptim nuk ka
Më thuaj ç’ndjen kur ke gjithçka
Se pushteti nuk është gjithçka
Shpirt nuk ka, është thjeshtë fasadë
Do jesh imazh që kuptim nuk ka
Më thuaj ç’ndjen kur ke gjithçka