TEKSTI ORIGJINAL

Moj e mirë që m’del në kodër
boll e mirë,por pak e vogël
s’jam e vogël po jam taman
kqyrma belin qysh e kam

Moj e mirë që m’del në fushë
çka ma ke atë shejë në gushë
o çka ma ke atë shejë në gushë
ma ke ba tuj lujt në fushë

Moj e mirë që m’del në bashqe
çka ma ke njatë shejë në faqe
o çka ma ke njatë shejë në sy
mu ka ba tuj ta lujt ty

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024