TEKSTI ORIGJINAL

Eci rrugës time
shtegut Bohemiane
udhës së dëlirësisë
mirësisë e mbarësisë.
*
Eja të kalërojmë
gjelbrimin të shijojmë
ku këmba e njeriut
nuk ka arritur kufitë.
*
Të shohim peizazhet
mahnitemi nga bukuritë
që shqisat e një frymori
kurrë nuk kanë parë.
*
Oazën ta vizitojmë
shqipnjë ta pagëzojmë
takohemi me ilirët
lashtësinë e ballkanit.
*
Shpalosur në histori
puthim tokën e bekuar
takohemi me burrat
zonjat dhe kreshnikët.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024