TEKSTI ORIGJINAL
1920-të,
13 Qershor në drekë,
në Francë, në mes të Parisit,
aty historia nisi!
Dy herë koburja krisi,
dy krisma tundën Parisin,
dy herë dhjetëshja oshëtiu,
dy herë e zbrazi Avniu.
Atë ditë bashkë me Avninë,
dy trima nga pas i vijnë,
i rrinë Avniut në shpinë,
mbi supe mbajnë Shqipërinë!
Ish Kamber Jaho Lekdushi,
Kamber Jaho vetë i dytë,
koburen me dhjetë e mbushi
një fishek ja la në grykë!
U nisën si vetëtima,
Avni Rustemi me trima,
të mbaronin porosinë,
të qëronin tradhëtinë!