TEKSTI ORIGJINAL
E kuptova ç'është dynjaja
Është e rrejshme fund e kry
kanë fund vujtjet e sefaja
Te Allahu kem me u kthy
Se atje është pafundsia
Atje vdekje ma s'do t'ketë
I drejtoj lutjet e mia
Na shpërble Zot me xhennet
Ah sa shpejt harron insani
Harrestar është në këtë jetë
A ka n'zemër pikë imani
Për Allahun e vërtetë
I mëshirshëm është Allahu
Lum kush e beson pa ndal
Se i vogël është gjynahu
Është i madh ai që na fal