TEKSTI ORIGJINAL

Fli, shpirti im
pusho nën dritën e hënës
fli, ëngjëll fli
lundro nën ngjyrat e ëndrrës

Gjumë të ëmbël shpirt
u bë natë, bëj nina nana
mbylli sytë tani
fli i qetë, ti ëmbël fli

Dhe nesër në mëngjes
do zgjohesh ti me diellin
dhe zogjt që cicërojnë
për ty një melodi

Fli, shpirti im
ti fli në krahët e mia
do lutem për ty
të rrethohesh nga dashuria

Gjumë të ëmbël shpirt
cdo bekim buron nga zemra
mbylli sytë tani
fli i qetë, ti ëmbël fli

Dhe nesër në mëngjes
do të zgjoj një puthje e ëmbël
një ditë e re të pret
plot gëzim e dashuri

Nina nana,
nina nana
mbylli sytë tani
nina nana,
nina nana
fli i qetë ti ëmbël fli

Nina nana,
nina nana
mbylli sytë tani
nina nana,
nina nana
fli i qetë, ti ëmbël fli

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024