TEKSTI ORIGJINAL
Në mendjen tënde thuj kush jam sot
Këtu më ke, ça të frikëson
Këtu jam, jetomë
E dëgjon veten ça po thua
Shpirtin e fsheh, po sytë tregojnë
Ti m'ke ik, besomë
Sa do vazhdoj?
Ti ma trego
(Refreni)
A don më
Kjo që jemi a mjafton
S'dimë ça dreqin po kërkojmë
A don më
Kështu si je unë të du fort
Kështu si je ti mos ndrysho
Natën e mirë pres të më thuash
Pa paranoja ti fli sot
Këtu jam, gjithmonë
Kur i mbyll sytë, më dridhet zemra
A do jesh nesër ti njësoj
T'jem gabim, uroj
Sa do vazhdoj
Ti ma trego
(Refreni)
A don më
Kjo që jemi a mjafton
S'dimë ça dreqin po kërkojmë
A don më
Kështu si je unë të du fort
Kështu si je ti mos ndrysho
Të du fort
Edhe unë të du fort (2x)