TEKSTI ORIGJINAL
Të këputi lemza
Sytë mbërdhe i mban
Shpirtin edhe zemrën
Detit përmatan
Shpirtin edhe zemrën
Detit përmatan
Të gjithë po festojnë
Vetëm ti po qanë
Të gjithë po festojnë
Vetëm ti po qanë
Shaminë lara lara moj
Me lot po e lanë
Një gotë rakie
Përgjysëm me lotë
Ma le për kujtim moj
Apo ta pi sot
Do ta pi rakinë
Deri në mëngjesë
Do vras dashurinë moj
Dhe pastaj të vdesë
TEKSTI:IBRAHIM SADE.