TEKSTI ORIGJINAL
Kur ti qesh një lule e bukur çel
Ja këtu në sytë e mi
Një yll i ri shkëlqen në qiell
Plot zjarr shkëlqen dhe syri yt i zi
Të shoh ty një gaz i lehtë vrapon
Ja këtu në gjoksin tim
Në një brigadë të dy punojmë
Uzinës ne ja shtojmë më shumë rininë
Oh sa ëndrra thurrim ne
Përkrah të dy vrapojmë në jetën tonë
Në sytë e mi ti je,
Je një zjarr ndezur gjithmonë