TEKSTI ORIGJINAL
Të prisja e dija do vije
Në malet ku maja puth retë
Në stanin e largët do vije
Ku tundet një syskë e një bejkë
Ti erdhe dhe s’pyete për fjalët
Se mua më deshe kaq shumë
E rendëm agimit të bardhë
E fjetëm mes reve nën gunë
Dhe ecëm përkrah të dy tokë
E lindëm fëmijë plot jetë
E ti më besove si shok
E unë të besova për jetë.
E s’ndënjëm në qoshe e hije
Të bënim një jetë të qetë