TEKSTI ORIGJINAL

Ah ky det që nuk ka gojë të flas,
Këta vapora që enden në këto dallgë,
Gjithë këta shekuj ky populli im
Je endur nëpër botë pa qare e pa derman,

Sa lotë, sa ndarje, ndër shekuj or vëlla,
Sa nënë e babë mbetën me shtëpi të zbrazët,
Sa festa e dasma mbetën pa ju parë
Pa ju shtëpia e vendi në heshtje do të qajnë!

Ku mbetët o Shqiptar o Gurbetqarë,
Të zhdukur e humbur anembanë!
Ku mbetët o Shqiptar,
Të ndarë e shpërndarë, të zhdukur e humbur anembanë!
Mos harroni nga i keni të parët, Mos harroni ku e latë nanën!
Mos harroni fëmijet ti mësoni, Gjuhën Shqipe kurr mos e harroni!

A thua do të vij një ditë
Ku ju të gjithë do të ktheheni
E femijut do ti flisni në gjuhën e nanës
E vëllau me vëllaun do ti bëni dasmat në shtëpinë e babës!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024