TEKSTI ORIGJINAL

Jemi shpresa e botës
lumturia e njerëzisë
çdo fëmijë ka një ëndërr
paqen dhe lirin.

Jepni dashuri
përqafo çdo fytyrë engjëllore
mos trazoni ëndrrat
ëndrrat fëmijërore

Mos i vrisni zogjtë ende pa fluturuar
mallkimi do t'ju zër, lufta duhet mbaruar.

Jetën duhet gëzuar
hidhërimet ti përmbysim
çfarë faji kanë fëmijët
kur të rriturit mbysin.

Mos i vrisni zogjtë ende pa fluturuar
mallkimi do t'ju zër, lufta duhet mbaruar.

Jetën duhet gëzuar
hidhërimet ti përmbysim
çfarë faji kanë fëmijët
kur të rriturit mbysin.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024