TEKSTI ORIGJINAL

Hap derën dhe hyn ti
Kam frikë të t`shoh në sy
E vuaj, sa vuaj
Ngre zërin përsëri
Unë fikem jam fëmijë
Ma thuaj pse, ma thuaj
E ku ta gjej unë forcën
të të them ti sot ndalo
Unë nuk munda kurrë ty me ta fal
Unë nuk munda kurrë ty me të ndal
S`mundem t`i harroj unë ato fjalë
Veje veten tënde në të saj
A e ke mendu a ka faj
Jo jo
Ngre dorën lart mbi ty
E prap kthehesh aty
E dua thua e dua
Si e durove ti
Dhe jetën për fëmijë
Për mua, për mua
E ku ta gjej unë forcën
të të them ti sot ndalo
Unë nuk munda kurrë ty me ta fal
Unë nuk munda kurrë ty me të ndal
S`mundem t`i harroj unë ato fjalë
Veje veten tende në të saj
A e ke mendu a ka faj
Jo jo

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024