TEKSTI ORIGJINAL
Sot asht marr nji gjak
Krisma l’shuen n’dhe nji burr,
Sot asht marr nji gjak.
N’tund t’spatës
Rrasht kau e prru,
Sot asht marr nji gjak.
Gjam burrash t’tërbuem,
Drekë të m’dha sot
Përziem me mish në flakë.
Dhe gjethi i vdekun mbi plisa t’bardhë
Në kodër rreth tryeze
Tokë e hanë e re varreze,
Sot asht marr nji gjak,
Përziem me mish në flakë.
Ujqit janë ulë malesh
Prushin shuejnë në prru.
Burrnisht mish në flak,
Maj mali n’vap,
Mendja e njeriut
Gatit udhë në gjak,
Mendja e njeriut gatit udhë në gjak,
Gatit udhë në gjak.
Sot asht marr nji gjak,
Krisma l’shuen n’dhe nji burrë.