TEKSTI ORIGJINAL

Vijnë një pas një,
shkallët në errësirë,
dhe hija e saj nuk është më.

A ishte ky ai qëllim?
A ishte kjo ajo që doja unë?
Dua të kthehem ku janë ata.

Nuk është e thjeshtë, kjo lëndon,
vërshon beteja nuk ka ZOT,
ku është njerzimi do të luftoj,
ëndrrën do realizoj.

Jam këtu lart, skenar mjerimi,
një dritë e errët ndriçon, më verbon,
është ftohtë, shumë ftohtë...

Shpirtrat klithin, nuk janë të humbur më,
tani i degjoj, më duan pranë tu bashkohem,
ku janë ata...

Nuk është e thjeshtë, kjo lëndon,
vërshon beteja nuk ka ZOT,
ku është njerzimi do të luftoj,
ëndrrën do realizoj.

Nuk është e thjeshtë, kjo lëndon,
nuk ka ZOT,
ku është njerzimi do të luftoj,
ëndrrën do realizoj.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024