TEKSTI ORIGJINAL

Ngjyrat e tueja janë, ende në këtë qytet
Ku hini i dashunisë në gishta më mbet’
Rrugëve te njohuna ku shiheshim të dy
Ku secili pasqyrohej ndër sy

Pat kenë nji kohë
Kur shumë u patëm dashtë
Pa dhimbje e pa zor
Edhe pa drashtë

E tash ngjyrat tueja më vijnë në mendje vetë
Kujtimet përjetoj prej dhimbjes tuj u tretë
Koha e jetume s’të vret po t’la gjallë
Edhe zemrën s’ta ther i ambli mallë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024