TEKSTI ORIGJINAL

Me ate puthje t'mitun plot' dashni,
Sa me don' vash' m'ke tregu,
Me ate puthje t'ambel plot' mallengjim,
Zemren vash' ma ke pushtu.

Jemi t'lumtun tash,
t'perqafum' cdo nate,
tuj' shetit ne shtigje t'kopshtit,
deri vone ne mesnate.

Dy llampiona blu,
jane si syte e tu,
qe shkelqejne si yjte e vegjel,
n'ta une jam dashunu.

Me ate puthje t'mitun plot' dashni,
Sa me don' vash' m'ke tregu,
Me ate puthje t'ambel plot' mallengjim,
Zemren vash' ma ke pushtu.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024