TEKSTI ORIGJINAL
Po nxijnë qielli erdh kohë tjetër,
Na ka mësy hasmi te pragu,
Le mënjanë shkollë e katedër
Shkollë është sot lufta dhe gjaku.
Profesor, po t’flet dyfeku
Gjithë kah rrokë vërrinit e fushës,
Njatë jehonë prej pesëdhjetë vjetësh
Na e sjell nip’i Shaban Polluzhës
Kudo shkel këmb’e armikut,
N’Bardh të Madh a n’Likoshan
N’Dukagjin, n’Grykë t’Llapushnikut
Rifat Mëziu o del n’mejdan.
Rifat Mëziu dëshmor lirie,
Gjithandej trollit arbëror
Rrafsh Kosov’e det Shqipërie
Lavdimadhi o me kurorë!
Kapton shtigje, gryka e male
N’vijë t’kufirit armët ngjeshur
Ej, kalorës një herë s’u ndale
T’pret Drenica me zjarr ndezur.
N’Gorozhup në Mal t’Pashtrikut
L’shon dhjetori mjegull’e ngricë,
Pabesisht gjithmonë armiku
Ka vënë gracka e ka zënë pritë.
Kudo shkel këmb’e armikut,
N’Bardh të Madh a n’Likoshan
N’Dukagjin, n’Grykë t’Llapushnikut
Rifat Mëziu o del n’mejdan.
Rifat Mëziu dëshmor lirie,
Gjithandej trollit arbëror
Rrafsh Kosov’e det Shqipërie
Lavdimadhi o me kurorë!
LAVDIMADHI O ME KURORË!