TEKSTI ORIGJINAL
Kur zemrat ndjejnë mallë
Për fjalën e gjallë
Kur sexhadja e vjetër
Dëshmom për një ballë
Kur bismilah thuhet
Para lindjes diellit
Ti na i kujton
Fjalt e Pejgamberit
Pejgamberi dashur
Alejhi selam
Robërve të luftës
At'her u ka thanë
Një besimtarit
Shkronjat kush ja mson
Nuk është ma rob lufte
Veten e liron
Kur ti hesht na flet Kurani
Mësuesi ynë Mahmud Asllani
Ndahen trupat s'ndahen zemrat
Selam tqojn te gjitha germat
Germat edhe zemrat
Si uji e mielli
Bashkohen në sofrën
Që zbriti nga qielli
Dhe buka e shpirtit
Prej teje gatuhet
N’dynja vlen ajo që
N'ahiret duhet
Dynjasë edhe vdekjes
I bajmë shumë selam
Se ata që duhen,
kurrë s’jetojnë të ndamë
Kur s’flet në dynja,
Çdo germë për ty flet
Ti je mësuesi ynë
Edhe n'ahiret