TEKSTI ORIGJINAL
Më djeg malli për atdhe
Për vendlindjen ku kam le,
Ky kurbeti shumë i randë
Për kush ka babë e nanë!
Për kush ka vlla e motër,
Për kush ka gjyshërit n’votër,
E kush ka gru e fmijë,
Ky kurbeti sjell mërzi!
REF:
Ku me gjet mat madh gazep
Me dishru vendin e vet!
Isha i ri kur jam largu!
Nji jetë t'mirë për me kërku,
Lind e rrit me halle e gzime,
Lashë shume t’mira e kujtime!
Kam lan shokë edhe miqësi,
Lashë ma t’bukrën Shqipëri
U ba e rruges t’gjithë më ik,
A ka kush ta ndal një dite!
Ref:
Ku me gjet ma t’madh gazep
Me dishru vendin e vet!
Shumë kem ik e s’kthehemi ma,
N’gzime e festa rrallë me u pa
Kem ndërtu familje t’re,
Fmijtë na i lindim pa atdhe!
Hall ma t’madh për ne nuk ka,
Gjuhën shqip s’e flasim ma!
Nëpër botë botë jemi tret,
Kem harru se kem nji jetë.
Ref:
Ku me gjet ma t’madh gazep
Me dishru vendin e vet!