TEKSTI ORIGJINAL
O moj fluture e shtepise
zemra ime te do shume
te do me mish e me shpirte
thote me vete lum si une
Refreni:
Lum si une e lum si tine
lum si kush ka dashurine
dashuria more djale
behet me pune e pa fjale
Ta dish moj vajze ta dish
dashuria te hap pune
ta rremben zemren dhe syte
o te le pa buke e pa gjume
Refreni:
Lum si une e lum si tine
lum si kush ka dashurine
dashuria more djale
behet me pune e pa fjale