TEKSTI ORIGJINAL
Kaloi një tjetër dite ty pa të parë
Kaloi një tjetër natë me shpirt të vrarë
Kaloi një tjetër muaj të dy të ndarë
Kaloi një tjetër vit ne pa u parë
Sa shume të deshta në shpirt të mbaja
Vitet kalonin për ty unë qaja
Se pabesia erdhi nga ty
Fajtor do të mbetesh ti për të dy
Refreni
Kur të merr malli për mua
Ti askund nuk do më gjesh
Kur të merr malli për mua
Vec kujtim ti do më kesh
Kur të merr malli për mua
N'krahët e mia s'do të t'kem
Sa herë tˈmerr malli për mua
Pikë në zemër për ty do të jem
Eci rrugëve unë e përmalluar
Ndaloj në kafenen e preferuar
Aty ku shumë kujtime kemi lënë bashkë
Aty ku zemrën peng ta lashë
Sa shume të deshta në shpirt të mbaja
Vitet kalonin për ty unë qaja
Se pabesia erdhi nga ty
Fajtor do të mbetesh ti për të dy
Refreni
Kur të merr malli për mua
Ti askund nuk do më gjesh
Kur të merr malli për mua
Vec kujtim ti do më kesh
Kur të merr malli për mua
N'krahët e mia s'do të t'kem
Sa herë tˈmerr malli për mua
Pikë në zemër për ty do të jem