TEKSTI ORIGJINAL

Krejt t’i dhash dashni ku je
Si dikur dashnin’ ma kthe
Vetëm ty të dua pranë
Se jetë pa ty nuk kam

A e din a e din a e din o zemer
Se po vuj për ty
Se në gotën e mërzisë
Ka lot’ e dashni

Njejt e kam unë, njejt e kam unë
Njejt po vuj edhe unë si ti
Se dashnin’ e kupton veç një dashni

Krejt t’i dhash dashni ku je
Si dikur dashnin’ ma kthe
Vetëm ty të dua pranë
Se jetë pa ty nuk kam

Sa e bukur, sa e bukur
Kur e thua nji t’vërtetë
Se dashnis’ veç dashnia
I jep jetë

Pyete zemrën, pyete zemrën
Pyete zemrën çka e mundon
Se dashnis’ veç dashnia
I mungon

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024