TEKSTI ORIGJINAL
Koka në Stambollë
e trupi në Janinë,
e të shtrinë Ali Pasha
e o Pasha të shtrinë.
Se një varr i vetëm
e s'ta nxe dot lavdinë,
e të shtrinë Ali Pasha
e o Pasha të shtrinë.
Zbardhur mjekrë gjatë more,
Oh po si bora në brinjë,
e të shtrinë Ali Pasha more,
e o Pasha të shtrinë.
Janines ç’i panë syte, Janinës.
ish e prëmte ajo ditë, Janinës.
Te pesë puset në grykë, Janinës.
Zenel Çelua vet i dytë, Janinës.