TEKSTI ORIGJINAL
Më the se doje të takoheshim prapë
Për herë të fundit të më thoshe nja dy fjalë
A thua e kam të thjesht tani qe s'jemi bashkë?
Kjo zemra ime nuk është lojë prandaj rri larg
Jo askush ti nuk të do sa të doja unë
Me plagë më le në shpirt dhe pse t'doja shumë
Pse ike u largove?
Pse zgjodhe t'më lëndoje?
Tani shko
Kthehu pas e më harro
Kthehu pas e më harro
Më the kërkon qetësi
Cfarë ndodhi ta lëmë pas
Por s'e harroj unë shkurtin
Sa dhimbje m'la
Tani cdo gjë është thyer
Falje jo nuk ka
Njëmijë fjalë janë bosh
Një libër është shumë pak
Jo askush ti nuk të do sa të doja unë
Me plagë më le në shpirt dhe pse t'doja shumë
Pse ike u largove?
Pse zgjodhe t'më lëndoje?
Tani shko
Kthehu pas e më harro
Kthehu pas e më harro
Falje mos kërko
Kthehu pas e më harro