TEKSTI ORIGJINAL
(Kangë për poetin Naim Fetaj)
Shokun tim në jetë
Këtu ma nuk e kam,
Athu` ku ka mbetë
Te lisat strellcianë?!
A e zuni nata
Me gjumin e qetë
Iku nga lëngata
La kangën në jetë.
Refreni:
Hajde Naim Feta'
Me ne mallin hiqe,
N'fjalën tande gjeta
Urti dukagjinqe-
O poet i mendjes
O poet i shpirtit,
Ty t'kam afër vetes
Si yll të kujtimit!
Shoku im i kangës
Lis i Dukagjinit,
Ligjëroi bukur
Naim pas Naimit!
Nuk ishte nga Frash'ri
Po Strellci e lindi,
Midis nesh së mbari
Kuvendon Naimi.