TEKSTI ORIGJINAL

Një ditë e lashë veten tek një breg,
më mori një dallgë dhe më çoi larg
në një tokë me drita plot
jo, as në ëndërr s’e kisha parë.

I thashë Nënës lamtumirë,
bisedave që ne ndanim bashkë.
Refreni:
Një çast mbyll sytë,
veten shoh fëmijë
në park kur vrapoj,
era më ledhaton.

Fytyra e Nënës
si një hënë e zbehtë

një rrudhë më shumë,
me mall ajo më pret.

Strofa 2:

Është koha të shkel pragun e shtëpisë,
të prek çdo rrugë edhe çdo gur,
Nënën ta pushtoj në krahët e mi,
t’i them më mungon oh, sa shumë!

Dhe mbi dallgë veten lë,
të më çojë ku të dojë drejt vendit tim.

Refreni:
Një çast mbyll sytë,
veten shoh fëmijë
në park kur vrapoj,
era më ledhaton.

Fytyra e Nënës
si një hënë e zbehtë
me lot e pagjumë,
me mall ajo më pret.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024